Pepe bën goleadorin, Besiktas tripletë Partizanit të Beogradit

Besiktas është kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League, pasi mposhti në “Vodafone Park” 3-0 ekipin e Partizanit të Beogradit. Të besuarit e Gunes, zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ndërsa protagonisti absolut i takimit ishte mbrojtësi i qendrës Pepe, i cili shënoi dy gola duke marrë kështu statusin e sulmuesit në këtë ndeshje. Besiktas kaloi në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi ndeshja e vajtjes zhvilluar një javë më parë në Serbi u mbyll në barazim 1-1.

45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin e dyfishtë të vendasve, të cilët e dominuan kundërshtarin në këtë pjesë. Rastet e rrezikshme nuk munguan që në fillim si për Besiktas, ashtu edhe për Partizanin, megjithatë turqit kaluan në avantazh pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Quaresma hedh një top në zonë, aty përfiton Pepe, i cili fiton duelin me kundërshtarët dhe e dërgon topin në rrjetë (37’). Një minutë përpara fundit të besuarit e Gunes shënuan edhe golin e qetësisë pas një kombinimi mjaft të bukur të Ozyakup-Larin. Ozyakup, është ai që e nis aksionin dhe pas dy pasimesh me Larin, del i vetëm me portierin dhe nga brenda zonës nuk fal duke dyfishuar shifrat.

Edhe në pjesën e dytë Besiktas luan më mirë, teksa kontrollojnë lojën dhe provojnë nëpërmjet sulmeve të shpejta. Pas një zbritjeje në sulm, vendasit fitojnë një goditje dënimi, të cilën e ekzekuton sërish i zakonshmi Quaresma. Portugez kroson drejt zonës dhe sërish gjen shokun e kombëtares Pepe, i cili me një gjuajtje me kokë i dha goditjen e nokautit Partizanit (69’). Në minutat e mbetura, miqtë nuk kanë çfarë të humbasin dhe hidhen në sulm, por vendasit mbrohen mirë duke siguruar në këtë mënyrë një fitore të madhe që u jep kualifikimin. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan