Për Dinamon “qajnë” edhe në Afrikë

Dinamo nuk është më pjesë e elitës së futbollist shqiptar, marrja e kompleksit stërvitor u cilësua edhe si goditja përfundimtare për ekipin kryeqytetas. Fanellën e ekipit dinamovit e kanë mbajtur veshur shumë lojtarë të rëndësishëm që vazhdojnë e luajnë në nivelet më të larta në Shqipëri dhe jashtë saj.

I fundit që është kujtuar për fanellën e Dinamos është mesfushori i Vllaznisë, Nuredin Orelesi. Ai postoi një foto në profilin e tij në “Facebook”, në kohën që ka luajtur me ekipin kryeqytetas.

Mesfushori nga Afrika luajti me Dinamon në sezonin 2010-2011. Ai mbajti veshur fanellën dinamovite në 26 ndeshje. Një vit më pas, Orelesi la kryeqytetasit për t’iu bashkuar korçarëve. /EDS/

  

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan