Për të bërë kthesën nevojitet mentalitet, ja ku duhet të rriten zikaltërit e Interit

09 Korrik 2020

Konte e ka prekur në më shumë se një rast butonin e eksperiencës së paktë dhe të nevojës së Interit për të pasur një grup me mentalitet fitues: e tha pas rënies në Dortmund, duke përmendur (pa u dhënë megjithatë shumë specifika) Sensit e Barelës, e përmendi edhe pas humbjeve kundër Juventusit.

Dhe kjo mangësi është ndier jo vetëm në përballjet direkte me të mëdhatë, por edhe në ndeshjet kur Interi komandonte por nuk arriti të mbyllte llogaritë në favor. Ja përse merkato zikaltër do të ketë si filozofi pikërisht kërkimin e lojtarëve të mësuar me beteja dhe me fitore.

Vetëm kështu shanset do të jenë më të mëdha për të evituar humbjen e pikëve pas situatave të avantazhit. Konte sot vuan, sepse shpesh nuk ka arritur të mbyllë llogaritë (e tha edhe pas Sampdorias, pavarësisht se kishte marrë tri pikët): për një trajner të madh motivues si ai situata duket akoma më e çuditshme.

Gjatë viteve të fundit Interi ka qenë më pak shpërdorues: gjatë menaxhimit të Spaletit, më i ekuilibruar në këtë pikëpamje krahasuar me paraardhësin e tij, kishte humbur 9 dhe 10 pikë nga situata disavantazhi. Pas “Tripletës” rekordi negativ është arritur me Valter Maxarrin në stol: në sezonin 2013-’14 u arrit në kuotën 19 pikë. Trajneri atëherë tha: “Përmbysjet? Faj i cilësive të lojtarëve”. Pra, ngado që ta kthesh, jemi po atje…

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan