Përballja vendimtare me Eintracht Frankfurtin, këto janë statistikat e Chelseat me skuadrat gjermane

08 Maj 2019

Chelsea do ta zhvillojë nesër (e enjte) ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë në mes të skuadrës londineze dhe asaj gjermane ka përfunduar 1-1, gjersa nesër nga ora 21:00 do ta zhvillojnë përballjen e dytë.

Eintracht Frankfurti ka udhëtuar për në Londër, gjersa e pret një ndeshje tejet e vështirë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Chelsea

Sipas statistikave të përgjithshme, Chelsea nuk e ka humbur asnjë ndeshje në përballjet me skuadrat gjermane.

Blutë e Londrës i kanë shtatë fitore dhe dy barazime në përballjet me skuadrat nga Gjermania, gjersa nesër do ta kërkojnë kalimin për herë të dytë në finale të Ligës së Evropës, kurse në vitin 2013 e kanë fituar këtë trofe. /Telegrafi/

9 – Chelsea have never lost a home game against German opponents in all competitions (W7 D2), keeping a clean sheet in seven of their nine such games. Formidable.

— OptaChelsea (@OptaChels) May 8, 2019

www.telegrafi.com