Përcaktohet axhenda, mësoni kur luhet derbi i kryeqytetit!

09 Dhjetor 2019

Pavarësisht kushteve dhe rrethanave, derbi i kryeqytetit mbetet evenimenti më i rëndësishëm futbollistik në Shqipëri. Këtë herë, derbi i dytë sezonal pritet të vijë ndryshe, me një atmosferë akoma më elektrizuese, pasi pritet të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar. Sipas axhendës të konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Partizani-Tirana do të zhvillohet më 13 dhjetor, të premten, në orën 19:00.

Fshf Axhenda

Mbetët vetëm konfirmimi zyrtar se ku do të luhet derbi i kryeqytetit, por sipas burime të BalkanWeb pranë FSHF-ës, ky takim do të luhet në stadiumin e ri kombëtar. Ky është një lajm fantastik për tifozët pasi stadiumi i ri, me kapacitet prej 21 mijë tifozësh, të krijon më shumë mundësinë për të ndjekur live këtë supersfidë. Në derbin e fundit, stadiumi “Selman Stërmasi” ishte mbi kapacitetin e tij normal prej 8 mijë vendesh. Të dy ekipet vijnë pas një fundjave jo pozitive teksa pësuan humbje në përballjet respektive, por të kuqtë presin bardheblutë me statusin si kryesues dhe për më tepër si të pamposhtur në derbi prej më shumë se 5 vitesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan