Perez e do Alonson në vend të Zidane

20 Shtator 2019

Humbja turpëruese nga Paris Saint-Germaini i ka nxitur krerët e Real Madridit që të mendojnë për të bërë ndryshime.

Dhe, siç ndodh rëndom në futboll, fajtori kryesor zakonisht konsiderohet trajneri. Mundo Deportivo raporton se presioni mbi Zinedine Zidane është shtuar, duke qenë se e ka nisur keq sezonin e ri me Los Blancos.

Lexo po ashtu: Real Madrid

Qe disa dita po qarkullojnë emra të ndryshëm që mund ta zëvendësojnë legjendën franceze, ndërkohë që Jose Mourinho ka thënë se nuk po mendon të kthehet në Santiago Bernabeu.

Florentino quiere a Xabi Alonso como relevo de Zidanehttps://t.co/Qy9B2KWJaF por @criscubero pic.twitter.com/ehYI5ech0C

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 20, 2019

Porse në mediat spanjolle, gjegjësisht Mundo Deportivo, bëhet e ditur se ish-futbollisti i Realit, Xabi Alonso, është në planet e Florentino Perezit për ta marrë drejtimin e ekipit të parë.

Presidenti e Mbretërve citohet t’u ketë thënë anëtarëve të bordit se kanë gabuar që e lejuan spanjolli të largohej (nga Castilla drejt Real Sociedadit). /Telegrafi/

Xabi Alonso (Foto: Boris Streubel/Getty Images/Guliver)

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan