Përforcimi i parë për Napolin vjen nga Spanja

Napoli ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh për të nënshkruar me mesfushorin Fabian Ruiz. Spanjolli kishte rënë dakord me të kaltrit dhe do të mbërrijë në Napoli për të zëvendësuar kapitenin Marek Hamsik, i cili sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Kinë. Fabian Ruiz ishte lidhur me Barcelonën dhe Real Madridin në të kaluarën, por asnjë nga klubet më të mëdha të La Liga, nuk treguan interes për të paguar klauzolën e lirimit të mesfushorit 22-vjeçar. Trajneri i Betis konfirmoi më herët sot se lëvizja e Fabian Ruiz në Napoli ishte një marrëveshje e bërë: “Nesër do ta shes Fabian Ruiz për 30 milionë euro. Marrëveshja nuk ka përfunduar deri tani, sepse duhej të prisnim vendimin e lojtarit. Unë nuk dua të ndikoj në vendimin e tij, megjithëse unë doja që ai të qëndronte”, tha Quique Setien.

Fabian Ruiz do të mbërrijë në Itali javën e ardhshme, kur ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigandët e Serie A përpara se të nënshkruajë një marrëveshje prej 2.5 milionë eurosh në një vit. 22-vjeçari është përforcimi i parë i verës për Napolin e ri të drejtuar nga Carlo Ancelotti, i cili tani kërkon me çdo kusht për të nënshkruar me një portier të ri pas largimit të Reina. Napoli kishte disa alternativa për portën, por tani duket se ka mbetur vetëm te Alex Meret i Udinese. Në krahasim me opsionet e tjera ai është portieri më me pak eksperiencë, pasi është vetëm 21-vjeç, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson drejtuesit napolitanë. Sipas “Sportitalia”, ata kanë rënë dakord me kushtet bazë me ekipin e Udinese për portierin Alex Meret me një kosto prej 25 milionë eurosh plus shpërblime. Portieri është vetëm 21 vjeç, por konsiderohet të jetë një nga trashëgimtarët e Gigi Buffon për kombëtaren e Italisë. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan