Perisic heziton të huazohet te Bayerni

09 Gusht 2019

Ivan Perisic raportohet se po heziton për një transferim në formë huazimi te Bayern Munich, pasi dëshiron garanci se Bavarezët do ta blejnë atë plotësisht nga Interi.

Sipas të Sky Sport Italia, së bashku me Das Bild, të dy klubet kanë rënë dakord për një huazim të kroati në mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit për 30 milionë euro.

Sidoqoftë, versioni italian thotë se Perisic po kërkon pak kohë për ta konsideruar ofertën, pasi ai nuk është i bindur se dëshiron të kalojë në formë huazimi.

Ivan Perisic (Foto: Getty Images/Guliver)

Mesfushori 30-vjeçar nuk ka vend në Interin e Antonio Contes, pasi italiani njoftoi në një konferencë për shtyp se nuk i përshtatet stili të lojës ose sistemit 3-5-2.

Lexo po ashtu: Bayern Munich në bisedime të avancuara me Perisicin

Kontrata e tij me Nerazzurri nuk përfundon deri në qershor të vitit 2022 dhe kroati nuk dëshiron të përfundojë në një situatë të ngjashme si në sezonin e kaluar.

Perisi edhe më parë kishte luajtur në Bundesligë te skuadrat si, Borussia Dortmund dhe VfL Wolfsburg, derisa tani me shumë gjasë d të kalojë në Allianz Arena. /Telegrafi/

www.telegrafi.com