Perisic i kalon testet mjekësore: Do të jap më të mirën te Bayerni

12 Gusht 2019

Anësori i Interit, Ivan Perisic, i ka kaluar testet mjekësore te Bayern Munichu dhe është zotuar se do të japë maksimumin për klubin e ri.

Futbollisti kroat ndodhet në Munih për ta kompletuar transferimin e tij, ndërsa mëngjesin e të hënës iu është nënshtruar testeve mjekësore.

“Sapo i pata testet mjekësore. do të jap më të mirën!”, ka thënë 30-vjeçari në një prononcim për Bild.

Bild – Ivan Perisic has completed medical exam. pic.twitter.com/ArBlcFT00j

— FedeNerazzurra (@_FedeNerazzurra) August 12, 2019

Kampioni i Bundesligas do ta huazojë kroatin për pesë milionë euro, me opsion për ta blerë për 25 milionë të tjera në fund të sezonit.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Ivan Perisic

Bayerni është në kërkim të anësorëve që nga largimi i Franck Ribery (që i skadoi kontrata) dhe Arjen Robben (që u pensionua).

Ky është klubi i tretë gjerman i Perisicit, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Borussia Dortmundin dhe Wolfsburgun. /Telegrafi/

www.telegrafi.com