Perisic: Isha afër transferimit te Unitedi, Spalletti më bindi të qëndroj te Interi  

30 Nëntor 2018

Ivan Perisic ka konfirmuar se ishte afër largimit nga Interi dhe transferimit te Manchester Unitedi në verën e vitit 2017.

Djajtë e Kuq u përpoqën shumë për të nënshkruar me sulmuesin anësor kroat, pasi ishte i preferuari i trajnerit Jose Mourinho.

Por, trajneri Luciano Spalletti këmbënguli që ai të qëndronte nën urdhrat e tij pasi e shihte si pikë referuese të skuadrës.

Lexo po ashtu: Unitedi rikthehet pas Perisicit, gati oferta e re

Nerazzurrët arritën të përmbushnin objektivat e tyre financiare të Fair Play duke shitur lojtarë të tjerë dhe Perisic mbeti pjesë e Interit.

Ivan Perisic (Getty Images)

Kroati ka dhënë një intervistë për revistën FourFourTwo të këtij muaji dhe zbuloi se ishte afër të bënte lëvizjen e tij në Angli.

“Është e vërtetë se një ofertë nga Manchester United ishte në tryezë dhe se unë isha afër largimit të Interit”, ka konfirmuar fillimisht Perisic.

Lexo po ashtu: Perisic: Jam i lumtur te Interi, por do të doja të luaja edhe në Ligën Premier dhe La Liga

“Unë vendosa të qëndroj dhe, siç thashë, këmbëngulja e Spallettit për të më mbajtur mua luajti një rol të madh”.

“Në futboll, detajet e vogla në këto situata janë çelësi”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com