Perisic: Tripleta një ëndërr, më vjen keq që nuk e fitova me Interin – një turp për ta

24 Gusht 2020

Ivan Perisic është shprehur mjaftë i lumtur që ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun.

Bavarezët fituan 1-0 kundër Paris Saint-Germainit në finale, me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 59-të.

Perisic ka thënë pas ndeshjes se ishte ëndërr për të që të fitonte tripletën, mirëpo i vije keq që nuk arriti të bënte këtë gjë te Interi.

Lexo po ashtu: Bayern Munich triumfon në Ligën e Kampionëve, për PSG-në mbetet një rrugëtim i bukur

“Hakmarrje personale? Jo, nuk është, unë jam këtu (te Bayern Munich), është një turp për Interin që nuk fitova trofe me ta”, ka thënë kroati.

“Jam këtu dhe shumë i lumtur që fitova tripletën. Kam dy vite kontratë me Interin dhe do të shohim çfarë do të ndodhë pasi të jemi ulur e të bisedojmë”.

Lexo po ashtu: Lucas Hernandez pushton internetin me festën e tij në Ligën e Kampionëve

“Dua ta shijoj këtë natë me bashkëlojtarët dhe më pastaj të shikojmë për të ardhmen”, ka shtuar më tej Perisic.

Kroati është në huazim te Bayern Munichu, mirëpo duhet të diskutojë me Nerazzurët për çmimin e lojtarit nëse duan të transferojnë përfundimisht. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan