Përmbysja e madhe ndaj Barcelonës, Florenzi tregon lojtarin e vetëm të Romës që nuk ka besuar në kualifikim

28 Prill 2020

Futbollisti që është në pronësi të Romës, Alessandro Florenzi, tani i huazuar te Valencias në Spanjë, ka zbuluar disa prapaskena nga përmbysja e madhe kundër Barcelonës në vitin 2018.

Roma luante në çerekfinale kundër Barcelonës, ku ndeshjen e parë e kishte humbur 4-1 dhe ndeshjen e kthimit e kishte në “Olimpikco”.

Lojtarët e Romës ishin futur në fushë me besimin që do të bënin mrekullinë dhe ta kthenin rezultatin.

Mirëpo, ishte një lojtar që nuk besonte te përmbysja, Kostas Manolas, ku pikërisht ai që shënoi dhe golin e tretë, që e çoi Romën në gjysmëfinale.

“Kur shënoi Manolas vura duart në kokë dhe ndalova. Ju shpjegoj përse. Kishim ndjenja të çuditshme pas humbjes 4-1. Gjatë javës nuk ndiheshim të humbur, sepse kishim luajtur mirë”.

“Nga 25-26 lojtarë që ishim të gjithë besonim për përmbysjen, ama ishte një që nuk besonte. Manolas, i cili na tha që në mëngjes se jemi të eliminuar. Pastaj, ishte pikërisht Manolas që shënoi golin vendimtar. I vetmi që nuk besonte”, zbuloi Florenzi./Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com