Përmbysje dhe goleadë, Tirana “sulmon” garën për titull. Skënderbeu zhyt në krizë Kukësin

04 Prill 2021

Tirana vuan në pjesën e parë, por me pas me një përmbysje të madhe triumfon 5-2 kundër Apolonisë. Një fitore e rëndësishme për bardheblutë që rikuperojnë të tjera pikë në renditje për t’u kthyer bindshëm në garën për titullin kampion. Goli I Bathës në minutën e 19-të hapi sfidën me epërsinë e bardhebluve. Por Apolonia reagoi fort dhe pasi barazoi me Levendin në të 26-ën, surprizoi sërish me sulmuesin që përmbysi shifrat në shtesën e pjesës së parë. Pas pushimit, Tirana u kthye me prepotencë në fushën e lojës dhe në të 51-ën Torasa barazoi sërish rezultatin. Nga ky moment, të besuarit e Shehit nuk e vunë asnjëherë në dyshim ndeshjen. Me 11-metërsh në të 65-ën Batha realizoi përmbysjen e radhës. Më pas Ismailgeci dhe Kale në nisje të shtesës vulosën fitoren e Tiranës që ngjitet në kuotën e 41 pikëve, vetëm pesë më larg se kryesuesit e Teutës.

158053457 2819235474999223 7532578051935846233 N

Një surprizë dhuroi Skënderbeu, që fitoi 1-0 në transfertën kundër Kukësit, duke zhytur në krizë të thellë skuadrën e Josës. Goli i suksesit për korçarët u shënua nga Mensah në minutën e 78-të.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com