Përmes një konferencë lamtumirëse, De Rossi flet për herë të fundit si lojtar i Romës

14 Maj 2019

Daniele de Rossi ishte fëmijë kur hyri në fushat e blerta të futbollit dhe kaloi pothuajse të gjitha kategoritë e grupmoshave të ekipit të Romës.

Por, sot 18 vjet më vonë i ka dhënë lamtumirën klubit të zemrës duke zgjedhur që karrierën prej lojtari ta vazhdoj në ndonjë kampionat tjetër.

Italiani 36-vjeçar ka mbajtur një konferencë lamtumirëse për shtyp teksa ka arsyetuar vendimin duke thënë se nuk është i gatshëm për ndonjë post në klub, pasi që e ndien veten se mund të kontribuoj ende si lojtar aktiv.

Almost 18 years after a fresh-faced local teenager named Daniele De Rossi made his #ASRoma debut against Anderlecht, the 35-year-old club captain will pull on the Giallorossi shirt for the final time against Parma.

It will be the end of an era.

— AS Roma English (@ASRomaEN) May 14, 2019

“Roma dhe unë e zgjodhëm njëri-tjetrin. Ka shumë dashuri mes nesh, tani dhe në të ardhmen – edhe nëse do të jetë në një formë tjetër. Duke shikuar prapa, disa momente specifike do të ndryshoja. Por në përgjithësi, unë nuk do të ndryshoja asgjë për t’i qëndruar besnik këtij ekipi. Nëse do të kisha një shkop magjik, unë do të kisha vënë disa trofe më shumë në sirtar”.

“E kuptova vendimin që klubi do të merrte për mua. Unë jam gati 36 vjeç dhe e di se si është futbolli, por nuk dua të heq mendjen nga gara jonë evropiane. Falënderoj drejtorët për ofertën e tyre – e respektoj dhe e çmoj, por ende ndihem si një lojtar”.

“Nuk pajtohem se vendimi duhet të ketë qenë vetëm i imi. Klubi ekziston për të bërë këto vendime, krahas trajnerëve. Dikush duhet ta bëjë këtë thirrje përfundimtare. Përfundimisht do të doja të isha një trajner. Në këtë pikë unë nuk e shoh veten duke u bërë drejtor, por në Romë me një rol të tillë do të kishte kuptim. Duhet të largohem dhe të studioj, të mësoj – do të jetë një udhëtim i gjatë”.

“Gjithmonë i kam dashur romakët. Këshilla ime për tifozët është ta mbështesin këtë skuadër: ata janë një grup i mirë, që meritojnë respektin. Romanizmi është i rëndësishëm për këtë klub dhe këtë ende e kemi – me Florenzin, me Pellegrinin. Por ata nuk duhet të më kopjojnë mua, ata duhet të krijojnë rrugën e tyre”.

615 – Only Francesco Totti (786) has played more games than Daniele De Rossi (615) for AS Roma in all competitions. Legend.#DeRossi pic.twitter.com/NizBvfMYLl

— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 14, 2019

“Unë nuk jam mbi hënën, por e pranoj vendimin e klubit. Unë nuk kam pakënaqësi ndaj kësaj. Nuk kemi folur kurrë për paratë: kjo nuk ishte thelbi i çështjes”.

“Falënderoj të gjithë për karrierën që e kam pasur. Kam përjetuar kaq shumë emocione, sidomos në ndeshjet si mysafir dhe më kanë bërë të ndihem gjallë. Futbolli ka të bëjë me përkrahjen, por edhe rivalitetin – unë jam i kënaqur nëse kam pasur njerëz që më shohin në të dy mënyrat, kjo tregon se u bë diçka”.

“Falënderoj Perëndinë për karrierën që kam pasur. Do të isha i lumtur nëse kam arritur të imitoj karrierën e babait tim, në Serie C. Ai është idhulli im”, pohoi italiani.

Lexo po ashtu: Romakët arsyetojnë vendimin e mos vazhdimit të kontratës me De Rossin

Mesfushori ka lindur në kryeqytetin italian dhe ka ardhur përmes sistemit të të rinjve te Giallorossit, përpara se të debutonte në ekipin e parë në vitin 2001.

Ai ka luajtur 615 herë për kryeqytetasit, duke fituar dy Coppa Italia dhe një Supercoppa dhe zëvendësoi Francesco Tottin si kapiten.

De Rossi gjithashtu përfaqësoi Italinë në 117 raste gjersa me Azzurrët ka fituar Kupën e Botës 2006. /Telegrafi/

LIVE: la conferenza stampa di Daniele De Rossi https://t.co/8ImpujaBJ5

— AS Roma (@OfficialASRoma) May 14, 2019

www.telegrafi.com