Përplasjen midis Barçës dhe PSG-së e zgjidh vetë Rakitic

“E ardhmja ime është e qartë. Unë do të rri këtu. Kanë qenë ditë ku unë kam reflektuar pak, fola për gjëra të ndryshme, por që të mbroj fanellën blaugrana është gjëja më e bukur. Asnjë nuk mund të më ofrojë atë që kam këtu, jam në klubin më të mirë të botës”.

Me këto fjalë, Ivan Rakitic i jep fund çdo dyshimi për të ardhmen e tij. Gjithsesi, nëse një klub këmbëngul, atëherë duhet që të paguajë 125 milionë euro e të shlyejë klauzolën e tij të shitjes.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, PSG tentoi që të blinte Rakitic-in, por shifra nuk iu afrua asaj që pretendonte Barcelona. Klubi parisien kishte ofruar vetëm 80 milionë euro, e po mendonte një tjetër ofertë,por vetë Rakitic ndërhyri dhe sqaroi gjithçka.

Mesfushori pret që Barcelona t’ia rinovojë kontratën. Ai konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë të ekipit, por ndryshe nga liderët e tjerë, nuk ka pasur rritje rroge. Drejtuesit blaugrana e vlerësojnë futbollistin, por për momentin kanë të pamundur që t’ia plotësojnë dëshirën. Dhe kjo sepse, aktualisht ata paguajnë shifra mjaft të larta për rrogat e futbollistëve. Te PSG-ja janë gati që t’i ofrojnë Rakitic-it gati dyfishin e rrogës. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.