Përsëritja e penalltisë së Atletiko Madridit, ja cila qe arsyeja

01 Korrik 2020

Nga minuta e 15-të deri në të 20-ën ishin rastet më të diskutueshme për sa i përket moviolës. Në fillim ishte Arturo Vidal që pengon në zonë Karraskon dhe këtu nuk ka dilema. Kontakti është i dukshëm mes mesfushorit kilian dhe lojtarit të Atletikos dhe arbitri bën mirë që e fërshëllen penalltinë. I drejtë ishte edhe vendimi për të përsëritur 11-metërshin.

“Në momentin që Diego Kosta godet penalltinë, portieri Ter Shtegen i ka të dyja këmbët jashtë vijës fatale. Me rregullore, të paktën një këmbë duhet ta ketë mbi vijë. VAR bën mirë që e sinjalizon këtë gabim dhe për mua anulimi i penalltisë është i drejtë”, thotë Ahduhar Oliver i gazetës “MARCA”.

Edhe dy penalltitë në pjesën e dytë, një për faullin e Lodit ndaj Semedos dhe faullin e Semedos ndaj Karraskos janë të sakta. Prekjet janë minimale, por mjaftojnë për të akorduar 11-metërsha.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com