Përveç çerekfinaleve, edhe në gjysmëfinale do të ketë përballje të forta në Ligën e Evropës

10 Korrik 2020

Është hedhur tashmë shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës, të cilat si asnjëherë më parë do të zhvillohen me nga vetëm një ndeshje.

Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00 ka filluar gjithçka për kompletimin e çifteve çerekfinale të Ligës së Evropës dhe tashmë ekipet kanë mësuar kundërshtarët.

Fillimisht do të luhen ndeshjet e mbetura të 1/8-tës Inter-Getafe, Sevilla-Roma në Gjermani si vend neutral, pasi nuk është zhvilluar asnjëra përballje.

Lexo po ashtu: Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës, priten përballje interesante

Me datë 5-6 gusht do të zhvillohen gjithashtu edhe ndeshjet e kthimit Eintracht Frankfurt 0-3 Basel, Stamboll Basaksehir 1-0 FC Kopenhagen, LASK 0-5 Manchester United, Olympiakos 1-1 Wolves, Rangers 1-3 Bayer Leverkusen, Wolfsburg 1-2 Shakhtar Donetsk.

Në çerekfinale do të përballen fituesi i ndeshjes Shakhtar Donetsk-Wolfsburg me fituesin e Basel-Frankfurt, fituesi i takimit Man Utd-LASK me fituesin e Copenhagen-Istanbul Basaksehir, fituesi i Inter-Getafe me Leverkusen-Rangers dhe fituesit i ndeshjes Wolves-Olympiacos me Roma-Sevilla.

Përveç ndeshjeve çerekfinale, interesant pritet të jetë edhe në përballjet e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Fituesi i çerekfinaleve Roma-Sevilla dhe Wolves-Olympicos do të ndeshet me fituesin e Man Utd-Lask dhe Copenhagen-Basaksekir, ndërsa fituesi i çerekfinaleve Inter-Getafe dhe Leverkusen-Rangers do të ndeshen me Shakhtar-Wolfsburg dhe Basel-Frankfurt.

Çerekfinalet janë paraparë të zhvillohet me 10-11 gusht, gjysmëfinalet me 16-17 gusht, ndërsa finalja e madhe më 21 gusht. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com