Përzgjidhet arbitri i ‘El Clasico’-s, por te Barça nuk janë të kënaqur

Tani është zyrtare, Alejandro Jose Hernandez Hernandez do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Barcelona – Real Madrid që do të zhvillohet më 6 maj, ndeshje që korrespondon me javën numër 36 të La Liga-s.

Hernandez Hernandez ishte gjyqtari kryesor i “El Clasico”-s së dytë të kampionatit të vitit të shkuar, në të cilën Barcelona fitoi në ditën e shënuar të “Shën Jordi”-t, falë një goli të Leo Messi-t në minutën e fundit.

Në atë ndeshje, futbollistët blaugrana reklamuan dhe kërkuan dëbimin nga fusha e lojës për Marcelo-n dhe Casemiro-n. Mbrojtësi i majtë në pjesën e parë bëri një ndërhyrje të rëndë kundër Messi-t, që nuk kishte në zotërim topin, gjë që çoi në gjakosjen e argjentinasit dhe Marcelo nuk u dënua.

Menjëherë pas ngjarjes së mësipërme, Casemiro i dha një të shtyrë Messi-t, por Hernandez nuk i dha karton sepse do të ishte i dyti për të dhe do të linte Real-in me një lojtar më pak. Pak më vonë, në pjesën e dytë, karton i kuq i merituar për Sergio Ramos për një ndërhyrje me të dyja këmbët kundër Messi-t.

Hernandez Hernandez gjithashtu u përfol shumë në një ndeshje më parë kur topi kaloi vijën fatale, por ai nuk e konfirmoi golin kundër Betis-it. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan