Pesë blerje 303 mln euro, Real Madrid vendos rekord në merkato

13 Qershor 2019

Real Madrid është pa frena në merkato, duke zyrtarizuar blerjen e pestë për sezonin e ri. Klubi “los blancos” finalizoi transferimin e Ferland Mendy, mbrojtësi francez që vjen nga Lyon për 48 milion euro. Me këtë goditje shpenzimet e Florentino Perez kanë kapur shifrën 303 milion euro, një rekord më vetë dhe një sinjal se Real Madrid kërkon të kthehet kompetiv në La Liga dhe Champions League, pas një sezoni zhgënyes.

1560366499 866979 1560366601 Noticia Normal

Kjo konfirmohet edhe nga blerjet e tjera të zyrtarizuara që në ditët e para në qershorit. Eden Hazard u pagua 100 milion euro, ndërsa Luka Jovic u ble nga Eitracht Frankfurt për 60 milion euro. Sulmuesi serb ishte i pari që u prezantua zyrtarisht në “Santiago Bernabeu”, ku u prit si një yll i vërtetë.

Image

Fushata e transferimeve të klubit “merengues” plotësoher me dy blerjet e realizuara që në merkaton e janarit. I pari ishte Militao, mbrojtësi brazilian i Portos. Për kartonin e tij, Reali shpenzoi 50 milion euro. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Zinedine Zidane do të ketë edhe shërbimet e Rodrygo, sulmuesi që u ble nga Santos për 45 milion euro, por që u la të mbyllte sezonin në kampionatin brazilian.

Eder Militao Real Madrid Edsoehmy3qx313tgmtxbsdp4c

Por shpenzimet marramendëse të Real Madrid në këtë sesion veror të merkatos pritet të rriten akoma më shumë. Objektivi i radhës i madh është Paul Pogba. Mesfushori francez kërkohet me ngulm nga Zidane dhe klubi madrilen është gati të paguajë 125 milion euro për kampionin e botës.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan