Pesë ekipe tashmë e sigurojnë kualifikimin tutje në Ligën e Evropës

07 Nëntor 2019

Pesë ekipe kanë siguruar kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Evropës vetëm pas javës së katërt.

Espanyol, Manchester United, Sevilla, Basel e Celtic janë pesë ekipet e para që kanë kaluar në raundin e parë me eliminim direkt pas grupeve.

Këto ekipe siguruan kualifikimin teksa kanë përfunduar katër nga gjashtë xhirot e grupeve.

Këtyre ekipeve pasi të mbyllet faza e grupeve do tu bashkohen edhe ekipet nga Liga e Kampionëve që e mbyllin në vendin e tretë.

✅ Espanyol & Man. United join Sevilla, Basel & Celtic in the round of 32! 🎉

Was it a good night for your team? #UEL pic.twitter.com/lfhHksqi9n

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) November 7, 2019

Kjo garë këtë vit po del të jetë e fortë, pasi ka klube me emër që janë ende në garë dhe nuk e kanë siguruar ende./Telegrafi/

www.telegrafi.com