Pesë herë kur Ronaldo është zëvendësuar dhe kishte shkaktuar ‘stuhi’ te skuadra

12 Nëntor 2019

Ta zëvendësosh Cristiano Ronaldo dy herë brenda dy ndeshjeve të rëndësishme, vetëm Maurizio Sarri ka arritur ta bëjë për një kohë të shkurtër.

Trajneri italian e largoi portugezin në minutën e 55-të në përballjen që e fituan 1-0 ndaj Milanit, për ta inkuadruar Paulo Dybalan që e shënoi golin e fitores në fundjavën e kaluar.

Por, 34-vjeçari një gjë e tillë i ka ndodhur edhe katër herë të tjera dhe nuk ishte aspak i lumtur, madje kishte shprehur nervoz të madhe:

Lexo po ashtu: Pas acarimit me Sarrin, vjen reagimi i Ronaldos

Manchester United vs Manchester City / 2009

Pesë herë fituesi i Topit të Artë në atë kohë që luante nën urdhrat e Sir Alex Fergusonit ishte i acaruar me trajnerin legjendar që e largoi nga fusha në vitin 2009.

CR7’s never happy when he’s subbed ? (via: ReNo9Prod) pic.twitter.com/EejCk7hDqw

— SNM (@JackCook95) November 11, 2019

Real Madridi vs Las Palmas / 2016

Një tjetër zëvendësim i kishte bërë edhe Zinedine Zidane në vitin 2016 derisa Los Blancos ishin duke fituar 2-1 ndaj Las Palmas. Francezi kishte vendosur ta largonte CR7-shin duke e futur në vendin e tij Lucas Vazquezin.

Against Las Palmas in 2016, too pic.twitter.com/IvBYkHKCmL

— SNM (@JackCook95) November 11, 2019

Real Madrid vs Levante / 2018

Ishte sërish trajneri francez që e kishte zëvendësuar Ronaldon derisa po fitonin 2-1 ndaj Levantes në vitin 2018, për ta inkuadruar kështu në lojë Marco Asension dhe portugezi ishte mjaftë i acaruar.

Juventus vs Lokomotiva e Moskës / 2019

Sarri e kishte larguar Ronaldon në minutën e 81-të derisa rezultati ishte 1-1. 34-vjeçari e kishte liruar vendin për Paulo Dybalan, ndërsa Douglas Costa e shënoi golin e fitores 2-1.

“Ronaldo got upset after getting substituted by Dybala …
in the (82 Minute)” pic.twitter.com/YjwwxT1OI7

— Ronaldo F.C??? (@CR7INMYDNA_) November 7, 2019

Juventus vs Milan / 2019

Në fundjavën që shkoi ishim dëshmitar të një acarimi tjetër të Ronaldos, derisa skuadra e tij po barazonte pa gola me Rossonerët. Ishte minuta e 55-të kur ish-trajneri i Chelseat vendosi ta largonte CR7-shin nga loja dhe ta fuste Dybalan që shënoi golin e fitores, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të vlefshme. /Telegrafi/

Looooool no way Cristiano Ronaldo subbed off and booed by Juve fans? Dont kill me ??pic.twitter.com/ifdt1xcGAG

— Ahmed ∞ (@MessiCuIe) November 10, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan