Pesë transferimet më të shtrenjta gjatë afatit kalimtar veror në Ligue 1

03 Shtator 2019

Ligue 1 bëri disa transferime të mëdha në këtë verë me Monacon që e mban rekordin për shumën më të madhe të shpenzuar në një lojtar.

Skuadra franceze ka shpenzuar 40 milionë euro në transferimin e Wissam Ben Yeder nga Sevilla, e që i prinë listës së top pesë transferimeve.

Në vendin e dytë pozicionohet Idrissa Guye që kaloi nga Evertoni te Paris Saint Germian për shumën e 31 milionë eurove.

Renato Sanches

Vendi i tretë i takon Abdou Diallos që e realizoi transferimin e tij nga Borussia Dortmundi te PSG-ja për 31 milionë euro.

Lexo po ashtu: Fjalët e para të Mauro Icardit si lojtar i PSG-së

Vendi i katërt është i rezervuar për anëtarin më të ri të Lyonit, Jeff Eine-Adelaide, që u transferua nga Angers për 25 milionë euro.

Në vendin e pestë gjendet Renato Sanchesi që befasoi me largimin e tij dhe me kalimin te Lille për shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/

www.telegrafi.com