PeyongChang 2018/ Tronditen Lojërat Dimërore, del sportisti i parë me doping

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 11:17
Japonezi dyshohet se ka përdorur acetazolamide

Dopingu ka qenë gjithmonë i pranishëm në evenimentet e mëdha sportive, por deri në këto momente nga Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut nuk kishte dalë asnjë lajm negativ. Por, sipas “Daily Mail”, pas kontrolleve anti-doping që ka kryer Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, (CAS), ka rezultuar se sportisti japonez, Kei Saito që garonte në një nga disiplinat e skive, ka rezultuar pozitiv me doping.

Në bazë të analizave ai ka përdorur substancën e ndaluar acetazolamide dhe është pezulluar nga të gjitha garat dhe është larguar nga Fshati Olimpik. Ende nuk ka një vendim për të nëse do të pezullohet nga garat e tjera në vijim, pasi do të pritet të zhvillohen edhe testet e tjera.

Në një deklaratë për median ai u shpreh i habitur ndërsa theksoi që do të bëjë të pamundurën për të provuar pafajësinë. “Do të luftoj për të provuar pafajësinë. Jam jashtëzakonisht i habitur, kurrë nuk kam përdorur substanca dopingu”- ka deklaruar sportisti. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike