Philadelphia shtang Knicks në shtëpi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Dhjetor 2017 22:03
Embiid i papërmbajtshëm

Dita e Krishtlindjes në NBA u hap me përballjen New York Knicks – Philadelphia 76ers.

Në “Madison Square Garden” u zhvillua një ndeshje mjaft e bukur, e cila u fitua nga miqtë më rezultatin 98-105.

Knicks nuk u mjaftoi një Karter në versionin më të mirë të tij që realizoi 31 pikë dhe 22 ribaunde.

Për Philadelphia ata që bënë diferencën ishin Embiid (25 pikë dhe 16 ribaunde) dhe Redick (24 pikë).

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe u mbyll 48-50 në favor të miqve.

Ndërsa në periodën e fundit vendimtar ishte Embiid dhe pikët në fund nga Simmons që ua shoi  shpresat Knicks.

Kjo fitore ka një vlerë të madhe për miqtë, pasi ata iu rikthyen sukseseve pas 5 takimeve.

Skeda

New York: Kanter 31 (12/21), Porzingis 22, Lee 20. Rimbalzi: Kanter 22. Asiste: Jack 7.

Philadelphia: Embiid 25 (6/14, 2/3), Redick 24, Mcconnell 15. Rimbalzi: Embiid 16. Asiste: Mcconnell 4.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike