Zlatan Ibrahimoviç është një lojtar që gabon rrallë për të shënuar, por dje suedezi vuajti jo pak për të gjetur rrugën drejt rrjetës me Veronën. Ai humbi mundësinë të barazonte ndeshjen në minutën e 62-të kur Kesi fitoi penallti, por 39-vjeçari e goditi topin sipër portës. Dhe pati një shkak. Ai u provokua qëllimisht nga portieri kundërshtar Marko Silvestri.
Para se të gjuante penalltinë, Silvestri i drejtohet Ibrës duke i thënë: “Herën e fundit që gjuajte, a gabove?!”. Ibrahimoviç godet çuditërisht shumë keq, por ai hakmerret ndaj rivalit duke i shënuar me kokë në minutën e 90’+4 të sfidës.
Një episod të ngjashëm Ibrahimoviç e pati me Milanin në vitin 2012 me portierin e Interit Zhulio Sezar, i cili në derbin e përfunduat 4-2 për zikaltërit, braziliani e provokoi duke i thënë: “Nxirre jashtë topin se ndryshe do ta pres”. Por, atë kohë ai nuk gaboi shënjestër dhe ironizoi rivalin: “Më duket se topi është brenda”.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com