Pikët janë jetikë për Vllazninë, Gjoka thur elozhe

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Mars 2018 18:46
Nesër luhet kundër Partizanit

Vllaznia mori një pikë të vlefshme në takimin kundër Kamzës në transfertë, që i ndihmon në garën për mbijetesë. Kuqeblutë e teknikut Gjoka janë tashmë në kuotë pikësh të konsiderueshme në tabelën e Superiores, por jo në një pozicion komod. Rënia nga kategoria mund të jetë fare pranë, një gabim në një ndeshje vendimtare.

Por, Ernest Gjoka flet për ndeshjen kundër Partizanit, ku thotë se është sfidë ku pikët janë jetike për Vllazninë. Duke vlerësuar mbrojtjen si një nga repartet që ka përmirësim, por edhe për sulmin, ai ka bindjen se nesër nuk do ta dalin pa pikë në “Loro Boriçi”.

“Kjo me Partizanin mendoj se është një nga ndeshjet elitare te futbollit shqiptar, për vetë historinë dhe atë çfarë përfaqësojnë të dyja skuadrat, ndaj ka më shumë përgjegjësi. I kam kërkuar skuadrës sime vetëm dinjitet”.

“Të japin maksimumin, me shpresën që do të arrijmë të marrim maksimumin. Kemi ende nevojë jetike për pikë, ndaj do t’i kërkojmë ato në çdo ndeshje, deri në fund të sezonit. Shpesh jemi penalizuar nga problemet në mbrojtje dhe me ndërhyrjet në merkaton e dimrit, them se e kemi sistemuar me 90 % këtë repart”.

“Malota është një lider në prapavijë, për mendimin tim nga më të mirët në qarkullim, pasi i jep qetësi skuadrës. Bashkë me Berishën, por edhe Mersinin e Gocajn, bëjnë një katërshe shumë solide, që na ofron shumë garanci”.

“Nëse ke qetësi dhe siguri në prapavijë, atëherë mund të sulmosh më qetësisht dhe të jesh më pranë fitores. Klima para ndeshjes me Partizanin është më e qetë, por shqetësimi vijon të jetë, pasi e dimë se kemi shumë punë për të bërë, sepse kundërshtari që kemi mbrapa është shumë i rrezikshëm dhe diferenca nuk është e parikuperueshme. Na mungojnë shumë pikë, ndaj duhet të japim maksimumin”.

“Nuk duhet të harrojmë gjithë presionin që kemi kaluar, veçanërisht në fillim të këtij viti dhe të ngremë kokën e të ecim përpara, për të mos u kthyer edhe njëherë në atë situatë të para pak javëve. Ftoj tifozët të na mbështesin, sepse ata janë oksigjen për Vllazninë. Kemi nevojë për ta, pasi nuk jemi akoma mirë. Po të jemi të gjithë bashkë, do të ecim përpara”. /EDS/

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Absurditeti i FIFA-s, i mbani mend këto tre gishta në mes të Shqipërisë?

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:40

FIFA dhe UEFA janë institucione të ndryshme, por pak a shumë funksionojnë njëjtë. Së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes festimi që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Shenja e Shqiponjës ka tërbuar serbët, ndaj edhe FIFA ka nisur procedim. Në fund mund të ketë edhe vetëm gjobë për dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, por pse duhet të ndodhë diçka e tillë. Të tregosh origjinën tënde nuk përbën krim as provokim.

Granit Xhaka pas golit të barazimit me Serbinë. Festa me shenjën e shqiponjës 

Shqiponjën edhe serbët e kanë në flamurin e tyre fundja. Sigurisht serbëve nuk u pëlqen, por atyre nuk u pëlqen as t’u shënojnë gola? Mos duhet që zviceranët të mos e bënin as këtë?! Nuk është normale dhe e ndershme që simboli kombëtar i një vendi të jetë ofendim për dikë tjetër. Në Serbi kishin fobi nga flamuri shqiptar, që u fsheh edhe në momentin e himnit. UEFA, FIFA e çdo institucion nuk duhet ta tolerojnë diçka të tillë.

Tanimë na del se shqiponja qenka ofenduese, kurse festimi që serbët bënë në ndeshjen me Shqipërinë nuk qenka aspak problem. Ndodhte në minutat shtesë, kur Dusko Tosic asistonte në golin e dytë të fitores 0-2 që Serbia merrte në stadiumin “Elbasan Arena”. Tosic festonte me tre gishtat lart, por UEFA asokohe aq që mori mundimin të merrte ndonjë masë ndaj provokimit të bërë prej mbrojtësit serb. Xhaka e Shaqiri kanë “gabuar” rëndë, kanë treguar se janë shqiptarë dhe kjo përbën “krim”. /EDS/

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores me Serbinë

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.