Piloti më i ri në F1: Nuk ka nevojë për para

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Janar 2018 17:33
Historia e Pierre Gasly është për t’u marrë shembull

Në një moment të vështirë si ai i Formula 1, historia e Pierre Gasly është për t’u marrë shembull. I riu francez këtë vit ka shansin që të marrë pjesë këtë sezon duke drejtuar timonin e ToroRosso, skuaderia satelit e Red Bull, pronare e kartoni të pilotit. Rruga e Gasly nuk ka qenë e lehtë duke parë që nuk ka menaxher dhe i është dashur që ta nisë nga GP2, Super Formula dhe shpresa për të qenë piloti i tretë i Red Bull.

Është i njëjti, Gasly, që konsiderohet një shembull për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tij: “Nuk kisha një menaxher, isha i vetëm dhe u ndesha me të gjithë të mëdhenjtë dhe i skualifikova, duke kërkuar që të marr vendin tim. Jam vërtetë i lumtur që ia kam dalë pa pasur asnjë menaxher dhe pa paguar askënd”.

“Sot është më e vështirë ta bësh, por është një e mirë për pilotët e rinj që të mendojnë që ka ende mundësi. Nuk bëhet fjalë veç për para: është e mundur ta bësh pa ato”. Francezi ka dhënë konkluzionin duke thënë: “Për mua nuk ka pasur eksperienca negative, duhet të bëja gjithnjë diçka, në të mirë dhe në të keqe: ka përherë gjëra që i merr me vete. Ishte udhëtim i gjatë, por me shumë eksperiencë të mirë dhe që ja vlejti për mua”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike