Ping-pong me Superioren, FSHF-ja ndryshon sërish oraret

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar sërish oraret e Superiores. Lajmin e ka dhënë vetë Institucioni i FSHF-së përmes një emaili drejtuar klubeve.  Bashkangjitur orareve të reja, FSHf kërkon dhe ndjesë për ndryshimin e shpeshtë të orareve këtë javë, por shpjegon se ka ndodhur për një sërë çështjesh të ndryshme.
Ndryshimet në orare nuk kanë prekur shumë klubet, pasi kanë ndryshuar sërish vetëm oraret e ndeshjeve të së dielës. Teuta-Kamza dhe Vllaznia-Laçi do të luhet në orën 16:00, pasi ishte përcaktuar fillimisht në orën 19:00. Ditën e djeshme, FSHF-ja vendosi se takimet do të luhen më 19:00, ndërsa tashmë u janë rikthyer kalendarit të parë. Takimet e së dielës do të luhen dy të parat në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00, Skënderbeu-Kukësi.  

Superiorja do të luajë ndeshje mjaft interesante, pasi fundi i tabelës është bërë shumë intrigues. Megjithatë, ndeshjet e kësaj jave mund të sjellin pak më tepër qartësi për të ardhmen. Teuta përballet me Kamzën, dy ekipe që rivalizojnë për mbijetesën, ndërsa Vllaznia pret Laçin, një përballje që të dyja skuadrave iu duhet tripikëshi. FSHF-ja, më saktë Sektori i Garave ka menduar që përballjet që luhen për objektiva të njëjtë, mbijetesë apo Europë, të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Kështu, Luftëtari dhe Flamurtari do të ndeshen të shtunën në orën 16:00 në Gjirokastër, po ashtu edhe Lushnja – Partizani. Përveç Lushnjes që ka rënë matematikisht nga Superiorja, Partizani, Flamurtari dhe Luftëtari janë të interesuar për Europën, kështu që për të mos krijuar polemika është caktuar që të luhen në një orar. Supersfida mes Skënderbeut dhe Kukësit do të luhet ditën e diel në orën 19:00. /EDS

E shtunë, 28/04/2018

Luftëtari – Flamurtari ora 16:00

Lushnja – Partizani ora 16:00

E diel, 29/04/2018

Teuta- Kamza ora 16:00
Vllaznia – Laçi ora 16:00
Skënderbeu – Kukësi ora 19:00

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan