Pioli pritet të bëhet trajneri i tetë që ka drejtuar Interin dhe Milanin

09 Tetor 2019

Stefano Pioli do të bëhet trajneri i tetë që ka përfaqësuar si Milanin ashtu edhe Interin, pas emrave tjerë si Leonardo dhe Giovanni Trapattoni.

Pioli do të emërohet trajner pas shkarkimit të Marco Giampaolo dhe do të kthehet në San Siro pasi u shkarkua nga Interi në maj të vitit 2017.

Tashmë para tij kanë qenë shtatë trajnerë tjerë që kanë përfaqësuar të dy skuadrat nga qyteti i modës.

I pari ishte Jozsef Viola, i cili ishte në krye të atyre që në atë kohë u njoh si Ambrosiana-Inter më 1928-29 dhe u zhvendos te rivali i qytetit në vitet 1933-34.

Lexo po ashtu: Giampaolo largohet nga Milani me disa rekorde negative

Giuseppe Bigogno e mori Milanin në vendin e dytë dhe më pas zgjati gjysmë sezonin tjetër në Inter më 1958.

Gigi Radice u shkarkua nga Milani në sezonin 1981-82 dhe pati më shumë sukses te Interi në sezonin 1983-84.

Pioli gjatë kohës sa ishte trajner i Interit

Ilario Castagner është një përjashtim i rrallë, pasi ai shkoi direkt nga Milani i Serie B te Interi sezonin e ardhshëm.

Giovanni Trapattoni ishte gjatë karrierës së tij të gjatë trajner i Juventusit, por drejtoi Milanin (në 1973-74) dhe theu rekordet e Serie A në Inter më 1988-89.

Lexo po ashtu: Pioli takohet sot me Milanin, në listë është edhe Mourinho

Alberto Zaccheroni fitoi Scudetton me kuqezinjtë në vitet 1998-99, pastaj pati një magji të shkurtër te Interi në sezonin 2003-04.

Më i fundit ishte Leonardo, i cili ishte në krye të stolit të Milanit në sezonin 2009-10, pastaj u bashkua me Interin në dhjetor të 2010 deri në qershor të 2011, duke fituar Coppa Italian.

Ai u kthye në Milano si drejtor para se të largohej këtë verë në drejtim të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan