Pique: Barcelonës i duhen lojtarë që të fitojë trofe, ndaj Liverpoolit përvoja më e hidhur në jetë

24 Maj 2019

Gerard Pique ishte ulur së bashku me Lionel Messin në konferencën e Barcelonës  për shtyp në prag të finales së Kupës së Mbretit ndaj Valencias të shtunën.

Sikurse Messi ai u pyet më shumë për eliminimin ndaj Liverpoolit në Anfield.

Në fakt, qendërmbrojtësi foli edhe për afrimin e Frenkie de Jong, i cili arriti gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Ajaxin.

Gerard Pique. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

“De Jong? Klubi duhet të kërkojë lojtarë që mund të luajnë dhe të na ndihmojnë të fitojmë trofe. De Jong ka treguar se ai ka nivelin për të konkurruar me më të mirët”.

Pique foli edhe për humbjen me Liverpoolin.

“Ishte një nga përvojat më të këqija si një futbollist profesionist. Ne përpiqemi të luajmë stilin e Barcelonës [të lojës], ndonjëherë është më e lehtë për të bërë, ndonjëherë është më e vështirë”.

Pique . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Nuk është vetëm ajo që ne duam të bëjmë, nganjëherë luan edhe skuadra tjetër”.

“Ka raste kur nuk është e mundur ta kesh topin dhe të kontrollosh lojën”, ka thënë Pique. /Telegrafi/

www.telegrafi.com