Pique e ka vendosur: Largohem nga kombëtarja e Spanjës

Gerard Pique, kapiteni i tretë i Barcelonës, doli përpara gazetarëve në konferencën për shtyp para finales së Superkupës së Spanjës që do të luhet ditën e nesërme në qytetin Tangier të Marokut. Ndërsa shprehu objektivin e blaugranave për ta fituar këtë finale, mbrojtësi informoi se ai nuk do të vazhdojë që të jetë më pjesë e kombëtares së Spanjës.

“Fola me Luis Enrique përpara disa ditësh. Ai më telefonoi dhe un i thashë vendimin që kisha marrë dhe e kisha menduar prej disa kohësh. Për mua ka qenë nj etapë shumë e mirë, e për këtë jam shumë i lumtur, por tani dua që të përqendrohem vetëm te Barça. Kam ende vite këtu te blaugranat, shpresoj që të luaj në këto nivele edhe 4 vite të tjera dhe dua që t’i shfrytëzoj.”, tha Pique.

Vështirë që të mbrojtësi i qendrës ta ndryshojë vendimin e tij për t’u rikthyer në përfaqësuese, ndërkohë që në muajt e fundit prania e tij ka sjellë kontestime nga një pjesë e tifozëve, pasi Pique njihet si një mbështetës i pavarësisë së Katalonjës. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan