Pirlo starton me ide të qarta, “maestro” preferon rreshtimin 4-3-3

10 Gusht 2020

E kush e dinte se disa nga video-çatet e qarkulluara në ueb gjatë pandemisë do të riktheheshin në baza të forta për të kuptuar atë që pritet nga Andrea Pirlo si trajner. Më e freskëta, në atë me Fabio Kanavaron, strategu i ri i Juventusit fliste nga moduli i tij i preferuar e deri te vizioni dhe detyrat që duhej të zbatonin futbollistët e tij kur ai të niste aventurën. “Ndonëse ideja ime është që sistemin e lojës ta zgjedh në varësi të cilësive të lojtarëve të mi, moduli që kam në kokë është 4-3-3… Por kjo skemë me mua i specifikon të gjithë përpara drejt sulmit, me një zotërim të lartë topi. Në të njëjtën kohë, pretendoj që futbollistët e mi të mos kërkojnë të bëjnë gjëra të vështira në fushë, por thjesht të gjejnë atë korridorin që e kanë përpara syve në pasim, të cilin nuk e shohin kundërshtarët”.

Mjaftojnë kaq fjali për të kuptuar se ideja e Pirlos është shumë prekje topi nga ana e skuadrës dhe paparashikueshmëri, ato cilësi që e karakterizonin Andrean në fushë. Por përveç kësaj, disa batuta të tjera lidhen me emrat që ai do donte në ekip dhe si për çudi të gjithë ata përkojnë me objektivat e Juves: “Do doja shumë të stërvisja Iskon, sepse më pëlqen si mendon dhe se si sulmon. Tonali gjithashtu është shumë i fortë. Nuk është teknik si unë, por di se si të lëvizë. Zaniolo? Është shumë interesant, por e shoh më shumë efikas në mesfushë sesa në sulm”.

Kush hyn – E papritur, por e vërtetë, por si Isko e Zaniolo janë në listën e Paratiçit, pa harruar se dy blerje tashmë janë kryer, Dejan Kulusevski dhe Artur Melo. Por pas elozheve të Pirlos për Sandro Tonalin, është normale që presidenti Anjeli të hapë thesin dhe të provojë që t’ia bëjë si dhuratë për mirëseardhje dhe në këtë mënyrë, Juvja do të kishte një mesfushë klasi. Ndërkohë, në sulm do të nevojitet gjithashtu një përforcim dhe Milik i Napolit është emri që duket më i mundshëm.

KUSH DEL – Por ndërsa Pirlo pret të shohë nga afër lojtarët e tij dhe pret pa dyshim ndonjë prej emrave që ai ka bërë publik, në dalje ka qenë dakord me idetë dhe planet e klubit, për të larguar disa veteranë si Higuain, Khedira e Matuidi, pasi nuk janë tipi i lojtarëve që i pëlqejnë trajnerit të ri, por gjithashtu mund të ikin edhe Ramsej, Bernardeski e Duglas Kosta. Këta lojtarë në dalje mund të sjellin një buxhet shumë të rëndësishëm në Torino, i cili pa dyshim që do të mjaftonte për të financuar emrat si Tonali, Isko, Zaniolo e Milik.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan