Pjanic iu përgjigjet tifozëve: Do të përpiqemi të fitojmë Champions

13 Tetor 2018

Miralem Pjanic u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve të Juventusit në një video live në Instagram. Tema kryesore ishte Champions League, obsesioni autentik i tifozëve të “Zonjës së Vjetër”. “Ne do të përpiqemi, shpresojmë ta fitojmë, ngadalë, siç thonë ata, shkojmë larg”, shpjegoi mesfushori i Juventusit, që shtoi: “Këtë vit ne jemi të fortë dhe për momentin po bëjmë mirë”.

Shtatë finale të humbura nga nëntë në total, dy prej të cilave në këtë cikël që ka dhënë shumë triumf. Me ardhjen e sulmuesit Cristiano Ronaldo, qëllimi kryesor i Juventusit mund të jetë vetëm Champions League e shumëpritur, siç pranohet edhe nga Massimiliano Allegri.

Është ëndrra e trajnerëve dhe lojtarëve, por edhe e të gjithë njerëzve të Juventusit, për të cilët fitoret në tokën italiane nuk janë më të mjaftueshme. Pjanic gjithashtu kishte një mendim për Italinë, që po kalon një moment vërtet të errët. “Ekipet e mëdha, janë të forta, por kërkojnë kohë”, tha mesfushori boshnjak. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.