Pjanic: Pogba është i mirëseardhur te Juventusi

10 Dhjetor 2018

Miralem Pjanic thotë se Paul Pogba do të mirëpritej nga lojtarët e Juventusit.

Francezi nuk po kalon nëpër një sezon të mirë te Manchester United duke hyrë në fushë nga banka rezervë.

Lojtari i “Djajve të Kuq” është një ndër objektivat kryesore të Zonjës së Vjetër edhe pse mesfushori po përpiqet të rregullojë marrëdhënien me menaxherin Jose Mourinho.

“Sigurisht që të gjithë ëndërrojnë ta kenë në krah atë. Ata që kanë ardhur janë lojtarë të shkëlqyeshëm, klubi do të kujdeset për atë që të përmirësohet. Ai do të ishte një kthim i mirë, natyrisht, më se i mirëpritur”.

“Francezi është një nga ëndrrat e mëdha të tifozëve, të cilët mezi presin ta shohin sërish te Juve. Nga ana tjetër, rikthimi në Torino nga Pogba, do ta çlironte nga marrëdhënia e ndërlikuar me Mourinhon”, tha mesfushori boshnjak.

Lexo po ashtu: Pogba po ndihet i nënvlerësuar te United

Theksojmë se në ndeshjen e fundit kundër Fulhamit, Paul nuk u paraqit për asnjë minutë në fushën e blertë.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani është paraqitur në 71 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola për United. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan