Pjesa e parë/ Belgjika befason Brazilin, një hap larg gjysmëfinales (video)

06 Korrik 2018

Belgjika e ka mbyllur në mënyrë më të mirë të mundshme pjesën e parë të çerekfinales së Kupës së Botës kundër Brazilit. Verdhejeshilët ishin ata që e nisën me ritëm sfidën, por u përballën me murin belg. Hapësira të pakta për brazilianët që ia dolën të vinin në vështirësi portierin Thibaut Cuortois.

“Djajtë e kuq” rrezikuan me kundërsulme. Goli i parë erdhi pas vetëm 13 minutash. Goditje këndi dhe Fernandinho me shpatull e futi topin në portën e tij.

Brazili nuk mund ta pranonte disavanazhin dhe mësyu në portën rivale. Por Belgjika u mbrojt mirë dhe rrezikoi me kundërsulme. Në këtë pjesë të parë u pa një Romelu Lukaku në versionin prej dribluesi, që vuri në vështirësi mbrojtjen e amerikano latinëve. Goli i dytë i takimit erdhi në të 31’, kur Lukaku mori topin nga mesi i fushës çau përpara dhe e çoi topin në të djathtë ku gjendjen De Bryune që pasi bëri disa metra gjuajti fort dhe mposhti Alisson.