Pjesa e parë/ Nuk ka gola në Korçë në Skënderbeu – Partizani

Skënderbeu dhe Partizani i kanë mbyllur në barazim 45 minutat e para të takimit hapës të kampionatit të 80 në Kategorinë Superiore. Në Korçë ka pasur emocione nga të dyja ekipet, por rrjetat kanë mbetur të paprekura. Edhe nervozizmi e faullat nuk munguan.

Ndeshja nisi me të dyja ekipet të cilat u kujdesën që të qarkullonin topin në mesfushë. Në vazhdim ishte Partizani që e mori iniciativën. Por situata u mor shpejt në kontroll nga korçarët, të cilët nisën të shtonin presionin në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha.

Në të 28’, Muzaka pati një rast shumë të mirë për të shënuar golin e parë, por i vetëm përballë gardianit të të kuqve gaboi. Në të 36′, pati një tjetër rast të rrezikshëm në portën e të kuqve, ku Gripshi harkoi por Progni u tregua i shpejtë dhe e largoi nga zona. Minutat e fundit kanë sjellë momente tensioni dhe kartonë të verdhë për Bregun dhe Asanin. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan