PJESA II / Serie A e viteve ‘90: kur Baggio, Batistuta &Co komandonin botën!

Paul Gascoigne mund të ketë qenë njeriu që njohu tifozët anglezë me futbollin italian, por kjo nuk do të thoshte se ai ishte anglezi i vetëm, në Serie A gjatë viteve 1990. Menjëherë pasi “Gazza” ra dakord për tu transferuar, te Lazio në vitin 1991, ishte radha e David Platt, i cili u transferua te Bari, për një shifër rreth prej 5.5 milionë paundësh – një ekip provincial në jug të Italisë, e cila do të arrinte të shmangte rënien nga kategoria sezonin e kaluar.

“Bari, nuk e dija se ku ishte”, kujton Platt. Në pamundësi për të parandaluar rënien nga kategoria, mesfushori arriti të shënojë 11 gola, në sezonin e tij si debutues në Itali, duke u transferuar te Juventusi sezonin e ardhshëm.

“Kur pashë dhomat e zhveshjes, mendova, ‘Ja dola’”, tregon ai. Me dy transferime me shifra që ishin rekorde botërore, në radhët e Juventusit: Gianluca Vialli i blerë nga Sampdoria, për shifrën 12 milionë paund, pasuar nga Roberto Baggio i blerë për 8 milionë paund. Juventusi mundi Borussia Dortmundin, në finale e UEFA Cup atë sezon.

Sampdoria po përjetonte epokën, më të lavdishme të historisë së vet: pas triumfit të Kupës së Kupave në vitin 1990, ata fituan për herë të parë në historinë e tyre, “Scudetto”-n e sezonit 1990/91, një arritje që skuadra e festoi me lojtarët që lyen flokët e tyre me ngjyrë të verdhë – Attilio Lombardo ishte tullac, prandaj u detyrua të mbante paruke për një javë. Kur lojtarët u paraqitën për të takuar Papa Gjon Pali II, u krijua një moment konfuzioni, nga kjo shfaqje. Sampdoria arriti deri në finalen e Champions League të vitit 1992, por u mund nga Barcelona, falë golit të shënuar nga Ronald Koeman, në “Wembley”.

Roberto tjetër – Topi ndodhej përpara Roberto Baggios, në pikën e bardhë të penalltisë, edhe pse “Bishtaleci hyjnor” (divin codino) nuk dukej i lumtur. Tre vjet përpara tragjedisë, së penalltive në finalen e Kupës së Botës1994, një dramë tjetër, me protagonist penalltitë po ndodhte. Baggio ishte kthyer në Fierenze për herë të parë që nga transferimi te Juventusi. Pesëdhjetë njerëz u plagosën në trazirat e Firenzes, që u organizuan për të kundërshtuar transferimin, dhe madje vetë Baggio nuk ishte i sigurt nëse donte të largohej nga të Fiorentina, duke refuzuar vendosjen e shallit të Juventusit, ditën e prezantimit të tij.

Baggio ishte njeriu i penalltive te Juventusi, por për respekt të ekipit të mëparshëm, refuzoi këtë ndeshje të godiste penalltinë. Lojtarët e ekipit u përpoqën ta bindnin, por ai e kishte ndarë mendjen. Atëherë u vendos që penalltinë duhej ta godiste Luigi De Agostin, por ai e humbi atë. Baggio u zëvendësua shumë shpejt pas këtij episodi, duke pranuar shallin e Fiorentinës, hedhur nga një tifoz, në momentin që po u drejtonte dhomave të zhveshjes. Juventusi e humbi atë takim me rezultatin 1-0.

Baggio ishte ndoshta lojtari më i talentuar, i Serie A i viteve 1990, dhe ndoshta i vetmi njeri në atë dekadë, që thyente rekordin botëror të transferimit, dhe duke fituar “Topin e Artë”, duke luajtur gjatë gjithë vitit në Itali. Ronaldo u transferua tek Interi për një shifër që ishte rekord i ri botëror në atë kohë, prej 19.5 milionë paund, kur fitoi “Topin e Artë” në vitin 1997, por ishin ndeshjet që zhvilloi me Barcelonën, që luajtën një rol të madh në fitimin e këtij trofeu. Sukseset për Baggio-n filluan në 1993, kur fitoi Kupën UEFA, së bashku me Platt & Co, që doli të ishte i vetmi trofe evropian i karrierës së tij. Ai kishte shënuar 39 herë gjatë sezonit në tërësi.

“Ai ishte i vështirë si person, por ishte një kampion absolut”, tregon Fabrizio Ravanelli. “Teknikisht ai ishte i mrekullueshëm. Ai gjithmonë kishte një zgjidhje, një aftësi që vetëm më të mirët e posedojnë”. Baggio do të fitonte vetëm dy Scudetto në vitet e ardhshme, me klube të ndryshme. I pari erdhi në sezonin e tij të fundit me Juventusin në vitin 1995, kur ai mungoi pesë muaj për shkak të një lëndimi, por shërbeu tre asist në ditën që “Zonja e Vjetër” siguroi titullin me fitoren ndaj Parmës.

Ishte titulli i parë i Serie A, për një 20-vjeçar me emrin Alessandro Del Piero. “Ai ka gjithçka që duhet të, ketë një lojtar i madh”, deklaroi Baggio në atë kohë dhe nuk e kishte gabim.

“Ne luajtëm me tre sulmues gjatë sezonit – Vialli, unë dhe Baggio ose Alessandro Del Piero”, kujton Ravanelli, për vitin që fitoi kampionatin me klubin që e kishte mbështetur që fëmijë, në sezonin e parë të Marcello Lippi-t si trajner. “Lippi ishte aq i mirë në leximin e lojës, dhe dinte si të motivonte lojtarët e tij. Mbaj mend fjalimin e tij në ditën e parë të stërvitjes, në fillim të sezonit. Ne të gjithë u mblodhëm në mesin e fushës dhe mesazhi i tij ishte i qartë: Juventusi nuk duhet të varet nga askush. Ne ishim njësoj të barabartë. Ne ishim të fortë si ekip. Ne kishim cinizëm në fushë dhe lojtarë të talentuar –si Angelo Peruzzi, Paulo Sousa, Didier Deschamps, Ciro Ferrara, Alessio Tacchinardi dhe Antonio Conte. Një natë para se të luanim kundër Parmës, për të siguruar titullin, nuk mund të flija. Isha i tensionuar. Por ishte një e diel e bukur dhe fituam 4-0 – kam shënuar dy gola dhe atë natë, festuam në shtëpinë e Umberto Agnelli (president nderi i klubit). Më kujtohet shumë mirë ai moment”.

Ka pasur edhe momente trishtimi: triumfi i Juventusit ishte prekës, sepse erdhi vetëm disa javë pas vdekjes së 23-vjeçarit Andrea Fortunato, i cili ishte një lojtar premtues dhe që kishte luajtur 27 ndeshje me Juventusin, sezonin e kaluar para se të diagnostikohej me leuçemi. “Gjithçka që kam fituar me Juventus, ia dedikoj atij”, tregon Ravanelli.

Kjo përfshin edhe trofeun e Champions League në vitin 1996: Ravanelli shënoi në finale, ku “Zonja e Vjetër” mundi Ajaxin, me anë të penalltive, luajtur në “Stadio Olimpico” Romës, pasi koha e rregullt, kishte përfunduar me rezultatin 1-1, përpara se ai të shitej në mënyrë të papritur në Middlesbrough. “Juventusi tashmë kishte rënë dakord për një marrëveshje, unë nuk dija asgjë për këtë”, thotë ai. “U ndjeva keq, por thirra agjentin tim, dhe arritëm të gjenim gjuhën e përbashkët me Middlesbrough”.

Baggio kishte ikur një vit më parë. Silvio Berlusconi e kishte joshur të vinte tek Milan, për 6.8 milionë paundManchester United dhe Blackburn kishin treguar gjithashtu interes. Baggio shënoi 10 herë, duke ndihmuar klubin e tij të ri të siguronte Scudetton1995-96. /EDS/

(Shënim: Nëse nuk e keni lexuar pjesën e parë të historisë së Serie A të viteve 90’ mund të klikoni këtu)

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan