PJESET E PARA/ Tirana ngec në Krujë, Nwabueze përmbys Apoloninë, paqe në Ballsh

29 Nëntor 2020

Tirana kërkon me çdo kusht fitoren në javën e 5-të por bardheblutë po hasin jo pak vështirësi përballë Kastriotit. Gjithçka nisi në mënyrë perfekte teksa Ernest Muçi kaloi kryeqytetasit në avantazh që në minutën e 8-të.

Kastrioti nuk u dorëzua për asnjë moment dhe në minutën e 34-të braziliani De Silva barazoi shifrat në 1-1, rezultat që qëndroi në fuqi deri në përfundim e pjesës së parë. Laçi reagon pas largimit të Armando Cungut dhe këtë e bën përballë Apolonisë. Fierakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të me Omerin por Nwabueze realizoi një dy golësh brenda pak minutash, 37, 39, duke përmbysur rezultatin. Në barazim pa gola u mbyll pjesa e parë në sfidën tjetër Bylis-Teuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan