Plani i fundjavës | Superiorja, finale dhe ndjenja… hakmarrjeje

Superiorja ka në program javën e 24-të. E gjitha të shtunën, e gjitha për t’u parë. Janë disa sfidat interesante dhe shumica e tyre luhen prej orës 14:00. Pikërisht në ato stadiume ku ende mungojnë sistemet e ndriçimit. Kukësi, që mposhti Lushnjën në transfertë, do të përballet me Teutën, që prej tre javësh nuk humb. Të dyja skuadrat kanë objektiva të rëndësishme dhe është një takim që pritet të jetë i luftuar.

Në Laç luhet për Europën. Vendasit presin Flamurtarin. Kurbinasit ia kanë dalë që në dy ndeshjet e para të marrin katër pikë dhe në fushën e tyre luhet për herë të parë (ndeshja e fazës së parë u luajt në Krujë). Kamza pret Vllazninë. Në dy fazat e para dy ekipet kanë ndarë fitoret dhe Ramadan Ndreu pret tre pikët nga ekipi i tij në shtëpi. Një ndeshje e “ithët” në fakt.

Prej orës 17:00 Skënderbeu do kërkojë të bëjë detyrën në shtëpi me Lushnjën, kurse e gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet. Partizani sigurisht që nuk e ka harruar atë disfatë 5-0 në Gjirokastër dhe ndaj Luftëtarit minimalisht do kërkojnë të fitojnë. Për hakmarrje me shifra të thella këtë sezon zor të flitet, por nëse merren pikët maksimale, misioni mund të quhet i kryer me sukses. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24

E shtunë, më 9 mars

14:00 Kukësi-Teuta
14:00 Laçi-Flamurtari
14:00 Kamza-Vllaznia
17:00 Partizani-Luftëtari
17:00 Skënderbeu-Lushnja

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan