Plani i Putinit për të bllokuar huliganët gjatë botërorit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Dhjetor 2017 12:16
Presidenti nuk do dhunë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka hartuar një plan për të bllokuar huliganët vendas që të shkatërrojnë zhvillimin e kampionatit botëror në Rusi 2018.

Numri 1 i shtetit i ka kërkuar ish KGB-së, që tani njihet si FSB dhe është policia sekrete, që të merret me identifikimin dhe bllokimin e të gjithë huliganëve dhe të shitësve të biletave në tregun e zi, në mënyrë që mbarëvajtja e eventit të shkojë normalisht.

Putin është i vendosur që në të gjithë planetin të jepet një imazh pozitiv i vendit të tij gjatë zhvillimit të turneut.

Masat dot ë jenë shumë të ashpra ndaj e personave që shesin bileta në tregun zi dhe të atyre që shkaktojnë rrëmujë, me dënime që shkojnë nga 8 deri në 15 vite burg.

Fuqia e policisë sekrete është rritur së tepërmi në vitet e fundit, ndërsa ata kanë qenë protagonistë të arrestimeve të bujshme në vend, si edhe të masave të ashpra që ndërmarrin për të parandaluar sulmet terroriste.

Suedia merr vendim përfundimtar për Ibrahimoviç

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
27 Prill 2018 00:02
Zlatan i lumtur

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018: ky është vendimi i Federatës Suedeze të Futbollit duke e komunikuar lajmin me një komunikatë në profilin zyrtar në “Facebook”. Në ditët e fundit, sulmuesi LA Galaxy deklaroi, se kombëtarja e Suedisë nuk mund të shkonte në Kupën e Botës pa atë. Vetëm pak ditë më parë portieri i dytë i ‘nordikëve’ theksoi, se Ibra është egoist dhe nuk kanë nevojë për atë. Pavarësisht flirtimit suedezi njoftoi, se nuk do të jetë në “Rusi 2018”. "Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë në Kupën e Botës". Pra ish-sulmuesi i Juventusit, Inter dhe Milan zyrtarisht nuk do të jetë në Kampionatin Kombëtar. Pavarësisht nga ajo që është deklaruar vazhdimisht nga pala e interesuar, Kupa e Botës nuk do ta shohë praninë e Zlatan, duke konfirmuar fjalët e Andersson, i cili në ditët e fundit kishte thënë, se e konsideronte atë si "një lojtar që u tërhoq nga ekipi kombëtar pas Kampionatit Europian 2016, për arsye të respektueshme të afërsisë familjare".

"Lojtari më i madh në historinë e Suedisë nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi", kjo është deklarata nga Federata Suedeze, që njofton se Ibrahimoviç zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Suedisë në kompeticionin më të rëndësishëm në planet. “Nëse ke humbur motivimin për të kaluar 45 apo 50 ditë në vit me kombëtaren dhe këtë kohë dëshiron ta kalosh me familjen, unë të kuptoj dhe marr në konsideratë 250 mijë lojtarë të tjerë që duan të luajnë me Suedinë”, tha kohët e fundit Anderson në lidhje me të ardhmen e sulmuesit te Suedia. Pas aventurës për një sezon e gjysmë në Premier League me Manchester United ku fitoi edhe trofeun e Europa League, Ibrahimoviç u transferua në MLS duke nënshkruar me LA Galaxy. /EDS/

A do të jetë në Botërorin rus apo jo? Neuer bën me zemër gjermanët

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 23:33

“Janë të shumta pyetjet që duan përgjigje të menjëhershme”. Gjiganti i portës gjermane, Manuel Neuer gjatë një intervistë për “Sport Bild” e pranon se nuk e di ende nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.


I dëmtuar që nga muaji shtator, edhe pas operacionit në këmbën e majtë, portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen ende nuk i ka zgjidhur të gjitha dyshimet e tij: “Unë nuk e di kur unë mund të kthehem dhe kur do ta bëj, jam i ndërgjegjshëm për situatën që po kaloj, kështu që unë dua të jem i sinqertë me veten time. Shpesh herë e pyes veten nëse mund të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur, tek forma që kisha para dëmtimit, ose mund të më duhet më shumë kohë akoma, pyetje këto për të cilat ende nuk mund të përgjigjem. Ajo që thonë mjekët është e rëndësishme që të kuptoj kur do mund të jem në gjendje të rikthehem”, - ka deklaruar Neuer në intervistën e tij.
Ndërkaq, numri një i portës bavareze ngre shumë pikëpyetje për mundësitë që ai të jetë në finalet e Botërorit apo nëse do të jetë në gjendje optimale për turneun më të rëndësishëm të planetit.


“Gjithashtu unë duhet të jem i kënaqur me punën time dhe të jem i sinqertë me veten: A do jem i njëjti edhe pas një dëmtimi kaq të gjatë? Apo duhet të pranoj që nuk jam ende në atë pikë dhe kam nevojë për më shumë stërvitje? Të gjitha këto pyetje ende nuk kanë përgjigje, ka shumë mistere”, - u shpreh ndër të tjera portieri gjerman, duke lënë me zemër të ngrirë shumë e shumë tifozë gjermanë, të cilët mezi po e presin rikthimin e tij në fushën e lojës me kombëtaren e Gjermanisë. /EDS/

Paralajmërim për sulm terrorist në Kupën e Botës, zbuloni kombëtaren që rrezikon

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 23:27
ISIS kërcënon

Me pothuajse mijëra tifozë të Anglisë që do të zbresin në stadiumin Volgograd për të parë ndeshjen, sulmet do të lënë me faj tifozët. Duke përdorur furgonë dhe thika, apo shpërthime bombash në autobusë dhe trena do të vendosin Moskën dhe Shën Petersburg në rrezik. ISIS do të synonte Volgogradin për shkak të afërsisë me rajonin e Kaukazit të Veriut, i cili ishte burimi më i madh për luftëtarët e huaj në Siri dhe Irak duke numëruar pothuajse 3,500 ushtarë. Më shumë se 400 ekstremistë janë kthyer në rajonin sovjetik dhe ekspertët e sigurisë besojnë, se ISIS po planifikon një sulm terrorist në ndeshjen e hapjes për hakmarrjen e sulmeve ajrore në Siri të nisur nga presidenti Vladimir Putin. Chris Haëkins, një analist i nivelit të lartë në Qendrën e Terrorizmit dhe të Revolucionit të Jane, tha: "Ka shumë kërcënime terroriste, që do të rrezikojnë Kupën e Botës. Ajo që është më e rëndësishme, bashkë me pjesën tjetër të Rusisë, pritet të vijë nga një person i vetëm me kapacitet të ulët. Taktika ka të ngjarë të përfshijë thika dhe sulme të automjeteve që synojnë tifozët, që vizitojnë ndeshjet ose zonat përreth stadiumit.

“Objektivat për sulme do të përfshijnë ditët e ndeshjeve, veçanërisht në Moskë dhe Shën Petersburg - dy qytetet që do të kenë përqendrimin më të madh të vizitorëve të huaj, me Moskën që pret ndeshjet kryesore të Kupës së Botës, duke përfshirë finalen dhe ndeshjen e hapjes. Soçi dhe Volgograd janë dy qytete të tjera me rrezik të lartë për shkak të afërsisë me rajonin e Kaukazit të Veriut, që do të thotë se me statistika këto janë qytete të mundshme për militantët për të kryer sulme terroriste". Eksperti terroristve shtoi se rikthimi i luftëtarëve të ISIS-it paraqet një kërcënim serioz për shkak të armëve dhe përvojës së bombardimeve: "Këta luftëtarë kanë patur përvojë luftimi dhe janë stërvitur në fusha ushtarake me armë zjarri si dhe për prodhimin e IEDS". Ndeshja hapëse e Anglisë në Kupën e Botës do të jetë kundër Tunizisë në 18 qershor në “Volgograd Arena”, por pritet që shumë tifozë të qëndrojnë në Shën Petersburg apo Moskë. Ekipi kombëtar do të qëndrojë në një hotel në periferi, pa hyrë në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh si dhe ish-kryeqytet. /EDS/

Njihuni me 8 legjendat që fituan Champions, Botëror & Topin e Artë

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
26 Prill 2018 20:48

Ekziston një grup shumë i vogël futbollistësh, të cilët kanë hyrë në historinë e futbollit. Bëhet fjalë për ata futbollistë që kanë arritur të fitojnë trofetë më prestigjiozë të të gjitha kohërave, në aspektin personal dhe në atë të ekipit: European Cup (ose Champions League për ata që kanë luajtur këto vitet e fundit), Kupën e Botës dhe mbi të gjitha Topin e Artë.
Janë vetëm tetë lojtarë që kanë arritur të realizojnë këtë ‘tripletë’: dy sundimtarëve të dekadës së fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, në fakt ju mungojnë vetëm trofeu i Kupës së Botës.
Kjo është lista me ata që arritën të fitonin Champions League, Kupën e Botës dhe Topin e Artë.

Gerd Muller

Sulmuesi më i fortë në historinë e futbollit gjerman, ka thyer një tjetër rekord: Është i vetmi lojtar që ka arritur të shpallet golashënuesi më i mirë në një Kampionat Botëror dhe në atë Europian.
Muller ka fituar tre herë Kampionatin Evropian (1974, 1975, 1976), dhe pastaj Kupën e Botës në vitin 1974. Topin e Artë, e ka fituar në vitin 1970.


Ronaldinho

Fenomeni brazilian ishte protagonist absolut në vitin 2006. E filloi me fitoren e Kampionatit Botëror në Kore dhe Japoni në vitin 2002, fitoi Topin e Artë në vitin 2005, dhe pastaj e përmbylli misionin me fitoren e Champions League, me fanellën e Barcelonës, në vitin 2006.

Rivaldo

Një tjetër brazilian, një tjetër hat-trick: Rivaldo fitoi Topin e Artë më 1999, me fanellën e Barcelonës. Më pas është në formacionin e Brazilit në Botërorin e 2002, dhe më vonë fitoi Champions League me fanellën e Milanit në vitin 2003, në sezonin e tij të parë si kuqezi.

Bobby Charlton

Le të kthehemi mbrapsht në kohë për të rikujtuar karrierën e një prej futbollistëve më të mëdhenj anglezë të të gjitha kohërave: Sir Bobby Charlton.
Legjenda e Manchester United fitoi European Cup me Djajtë e Kuq në vitin 1968, Kampionatin e vetëm Botëror të Anglisë në vitin 1966, dhe Topin e Artë po atë vit.

Zinedine Zidane

Trajneri aktual i Real Madridit, përveç koleksionimit të trofeve si trajner, ka fituar diçka edhe si futbollist.
Zizou realizoi hat-trick me Kupën e Botës dhe Topin e Artë në vitin 1998, dhe Champions League të vitit 2002, e fituar ndër të tjera dhe nga goli fantastik i francezit.

Kaka

Kaka zyrtarizoi lamtumirën disa ditë më parë, dhe është i fundit që ka fituar një Top të Artë pa u quajtur Messi ose Ronaldo. Ai gjithashtu, ashtu si Ronaldinho dhe Rivaldo, fitoi Kupën e Botës 2002 dhe më pas në vitin 2007 fitoi Champions League dhe Topin e Artë me fanellën e Milanit.

Paolo Rossi

Në këtë listë ndodhet edhe një italian, Pablito Rossi. Sulmuesi fitoi, si protagonist absolut, Kupën e Botës 1982 me ekipin kombëtar të drejtuar nga Bearzot, dhe falë shpërthimit në atë Botëror, fitoi Topin e Artë. Kompletimi erdhi në vitin 1985, me Champions League e fituar nga Juventusi në tragjedinë e Heysel.

Franz Beckenbauer

Lista mbyllet me Franz Beckenbauer: Kampion i Botës me Gjermaninë në vitin 1974, ai gjithashtu, si Gerd Muller, ka fituar Champions League me Bayern, dhe më pas, në 1972 dhe 1976, fitues Topit të Artë. Një fenomen karizmatik si disa të tjerë. /EDS/