Plas te Vllaznia, lojtarët bojkotojnë stërvitjen! Administratori Lici: S’mund të paguajmë një punë të pabërë

21 Maj 2020

Problemet nuk kanë fund te Vllaznia. Skuadra bojkoton stërvitjen, shkak mosmarrja e pagave prej 4 muajsh. Lojtarët nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e parashikuar pasdrekën e kësaj së enjteje nën urdhërat e teknikut Jonuz. As ndërhyrja e administratorit Lici nuk arriti të zgjidhë problemin në fjalë. Lojtarët pasi kanë debatuar me administratorin kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen në një afat të pacaktuar. Për mediat u shpreh kapiteni Gilman Lika dhe administratori Suad Lici:

Lika: Lojtarët jabanxhinj nuk marrin as ushqimin, jemi në situatë kritike.

Lici: Ata duan pagat shkurt, mars prill, por siç dihet kanë marrë një pagë nga FSHF. Besoj që në ditët në vijim do ta zgjidhim.

Lika: Ne mendojmë që duhet me e zgjidh, sepse ne na thone e ka Këshilli Bashkiak. Këta mund të kënë luftë politike mes tyre, por çfarë pune kemi ne? Ne duam pagat. Ne mund të pranojmë edhe një pagë minimale, por kërkojmë një zgjidhje në këtë drejtim.

Lici: Kjo nuk është problematike e re, pasi ne jemi të detyruar të zbatojme ligjet. Nuk janë miratuar financat pasi buxheti është i bllokuar për ne. Gjendja e pandemisë ka bërë të vetën. Ne nuk mund të paguajmë një punë të pa bërë. Ua bëra të qartë lojtarëve.

Skuadra largohet dhe bojkoton stërvitjen për mosmarrje e pagave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan