Po mahnit kuqezinjtë me paraqitjet e tij, Milani është i gatshëm për ta blerë talentin nga klubi i madh europian

09 Nëntor 2020

Pas paraqitjeve të mira me klubin kuqezi Diogo Dalot ka bindur drejtuesit e Milanit për ta blerë përfundimisht nga klubi i Mançester Junajtid.

Sipas ʺCalciomercato.comʺ, Maldini është i mahnitur nga paraqitjet e mbrojtësit 21-vjeçar portugez i cili erdhi tek Milan me formulën e huazimit të thjeshtë.

Kuqezinjtë janë gati të bindin drejtuesit e ʺdjajve të kuqʺ për ta lënë të lirë luzitanin me një huazim me të drejtë blerje, por përgjigja përfundimtare i kalon skuadrës nga Mançesteri ku mund të ndryshojnë mendje pas impaktit të tij në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan