Po shkëlqen me Juventusin, por Morata ëndërron të luajë me një skuadër tjetër: Dëshiroj të mbyll karrierën te…

10 Nëntor 2020

Alvaro Morata është rikthyer te shkëlqimi i tij si futbollist, teksa pas kalimit nga Atletiko te Juventusi, është duke treguar paraqitje shumë të mira.


Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi spanjoll është shprehur se një ditë dëshiron të luajë për skuadrën e Getafes, ku ai pati mundësinë të aktivizohej në fillimet e karrierës së tij.

“Ju gjithmonë keni një skuadër që nga fëmijëria, dhe unë jam dhe do të jem gjithmonë për Atletikon  Unë kam pasur një marrëdhënie shume të mirë me Diego Simeonen dhe i dëshiroj çdo të mirë. Nuk e di se a do të vesh përsëri fanellën e Atletikos . Tani jam shumë mirë dhe i qetë, por asnjëherë nuk dihet.

Shpresoj që Atletiko të fitojë La Ligën. Por ata duhet të luftojnë për të në çdo ndeshje, dhe po luajnë shumë mirë në këtë fillim. Dëshiroj që fanella ime e fundit që vesh të jete e Getafes, unë kam raporte shumë të mira me presidentin dhe njerëzit atje. Mendoj që duhet t’i falënderoj ata për atë se çfarë lojtari jam unë sot.”, u shpreh Morata.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan