Po shkëlqen me Lacion, Tare ka gati kontratën me dyfishin e pagës për Strakoshën

14 Shkurt 2020

Dy milionë euro në vit në kontratën e re që do ta mbajë të lidhur 24-vjeçarin e portës së Shqipërisë të paktën deri në vitin 2026 në kryeqytetin italian. Sepse Strakosha dhe Lacio duket se do të vijojnë gjatë së bashku, duke qenë se shqiptari është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit që po shkëlqen në futbollin italian në këtë sezon.

Për këtë arsye, klubi ka refuzuar çdo lloj oferte për 24-vjeçarin dhe sipas “Tuttosport”, tani po mendon si të zgjatë bashkëpunimin që ka me gardianin shqiptar. Tare ka gati kontratën, 2 milionë euro në vit nga një milion që portieri përfiton aktualisht, pagë që do të hyjë në fuqi menjëherë. Duket se firma është vetëm çështje formale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com