Pochettino: Jam krenar me djelmoshat, ata janë heronjë

18 Prill 2019

Trajneri i Tottenhamt, Mauricio Pochettino, ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij kaloi në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityn.

Ndeshja u mbyll 4-4, ku skuadra e tij kaloi tutje fal golave mysafir.

“Ishte e pabesueshme, mënyra se si përfundoi ndeshja. Jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi”.

Pochettino. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Lojtarët e mi janë heronj. Jam shumë i lumtur për ta, shumë i lumtur edhe për tifozët”.

“Në një moment të vetëm, shumë gjëra ndodhin në kokën tënde, zhgënjimi ishte gjigant kur Sterling shënoi golin e fundit, por më pas e anuluan”.

Christian Eriksen dhe Aymeric Laporte (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Prandaj e duam futbollin. Sot kemi treguar karakter dhe personalitet të madh. Ishte një ndeshje e pabesueshme”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com