Pochettino zgjedh tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier, përjashton dyshen Kane-Salah

23 Maj 2020

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino ka folur për mediat angleze dhe ka zgjedhur tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier.

Pochettino ndan mendimin e shumë tifozëve se Kevin De Bruyne është sot lojtari më i mirë në kampionatin elitar anglez.

Maestro belg ka një 62 asistime në Ligën Premier qysh kur u kthye në Angli me një transferim prej 54 milionësh te Manchester City në vitin 2015.

Ai ende nuk ka fituar një çmim individual në Ligën Premier, ndërsa me Cityn ka fituar dy tituj të ligës, por ish-trajner i Spurs beson se nuk ka lojtar më të mirë se De Bruyne në Angli.

Ai gjithashtu zgjodhi bashkatdhetarin e tij Sergio Aguero, lojtarin e huaj me më shumë gola në Ligën Premier, si numrin dy – ndërsa Roberto Firmino i Liverpoolit ishte lojtari i tretë që zgjodhi argjentinasi.

Yjet që Pochettino i menaxhoi te Spurs si Harry Kane, Heung-Min-Son dhe Dele Alli u përjashtuan nga trajneri, ashtu sikurse dyshja e Reds, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

1st – 🇧🇪
2nd – 🇦🇷
3rd – 🇧🇷

In an exclusive interview with Sky Sports, Mauricio Pochettino revealed his top 3 Premier League players and admitted he would be open to managing a Premier League club outside the top six and is eager to return to management: https://t.co/OU18taDkzq pic.twitter.com/iC6Rm1zv7o

— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 22, 2020

“Kevin De Bruyne, numër një. Sergio Aguero numër dy”, ka thënë fillimisht Pochettino për Sky Sports, pasi se t’i kërkohet ta zgjedh edhe të tretin.

“Roberto Firmino, ndoshta?. Por, ka qindra lojtarë që mund t’i përshkruaj”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com