Pogba dëshiron largimin nga Unitedi

06 Dhjetor 2019

Ish-ylli i Juventusit, Paul Pogba, thuhet se ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi, ndërsa thuhet se fituesi i Kupës së Botës do të preferonte një transferim te Real Madridi.

Juventusi është përmendur si një destinacion i mundshëm për mesfushorin francez, nëse ai vendos të largohet nga Old Trafford.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, ai e ka ndarë mendjen, por thuhet se do të preferonte një transferim te Real Madridi para një rikthimi në Serie A.

Lexo po ashtu: Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez planifikon të ofrojë dy lojtarë dhe para për Pogban

Gazeta shkruan se Juventusi është i interesuar ta sjell lojtarin përsëri në Torino.

Bianconerët e shitën superyllin për një rekord bote prej 105 milionë eurosh në vitin 2016 dhe ai është i kontraktuar te Unitedi deri në vitin 2021.

Lexo po ashtu: Zidane i bindur për Pogban, pret transferimin e tij në verë

Rikthimi te Unitedi nuk doli ashtu si e përfytyruan të dy palët dhe klienti i Mino Raiolas ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim.

Zinedine Zidane gjithashtu e ka bërë të qartë se ai e kishte vendosur francezin në krye të listës së dëshirave të tij verën e kaluar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan