Pogba dhe Fernandes lëndohen pas një përplasje në stërvitje, por nuk ka asgjë serioze

04 Korrik 2020

Paul Pogba dhe Bruno Fernandes thuhet se kanë pësuar dëmtime pas një përplasjeje në stërvitje duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të Manchester Unitedit për të përfunduar në katër vendet e para.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ishte e zënë me përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier në shtëpi të Bournemouthit.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull për ekipin e trajnerit norvegjez, pasi pati edhe lëndime të rëndësishme.

Sipas mediumit The Mirror, Pogba dhe Fernandes kanë pësuar dëmtime pas një përplasje mes vete në stërvitje.

Pogba dhe Fernandes

Fernandes thuhet se u largua më keq pas përplasjes aksidentale në qendrën e stërvitjeve Carrington, por lëndimi i asnjërit thuhet se nuk është serioz.

Pogba dhe Fernandes kanë krijuar një partneritet të shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit, dhe do të ishte një goditje e madhe për Unitedit nëse do të ishin pa njërin ose të dy, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan