Pogba: Real Madridi është një klub i ëndrrave

20 Mars 2019

Mesfushori francez Paul Pogba, ka thënë se është një ëndërr të luajë në Real Madrid dhe të stërvitet nga Zinedine Zidane.

Por ai shtoi se është i fokusuar në situatën e tij aktuale në Manchester United.

“Real Madridi është një klub ëndërr për të gjithë. Janë një nga klubet më të mëdha në botë”.

Paul Pogba . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Tani ata e kanë Zidane si trajner dhe ai është një ëndërr për të gjithë fëmijët dhe për të gjithë lojtarët, por tani jam në Manchester United”.

“Ka edhe një trajner të ri dhe unë po luaj”.

Pogba . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

“Më vonë, askush nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por tani jam në Manchester United”, ka thënë Pogba.

Lojtari ka qenë i lidhur shpesh me klubet spanjolle, si Real Madridin ashtu dhe Barcelonën. /Telegrafi/

www.telegrafi.com