Pogba refuzon kontratën e re të United – Reali dhe Juventusi hidhen në sulm për francezin

09 Tetor 2019

Paul Pogba ka refuzuar kontratën e re të Manchester Unitedit derisa i ka kërkuar 30 milionë euro pagë në sezon.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Juventusi dhe Real Madridi janë shumë të interesuar për transferimin e mesfushorit francez.

Një pagë prej 30 milionë euro në sezon, do të thoshte se Pogba do të fitonte 500 mijë euro në javë, pagë kjo që do të ishte e njëjtë me atë që e fiton Cristiano Ronaldo te Juventusi.

Marca në anën tjetër raporton se fituesi i Kupës së Botës po krijon shumë probleme për Unitedin vetëm që ta lejojnë largimin e tij në drejtim të Los Blancos.

Në këtë verë që shkoi, skuadra angleze i refuzoi të gjitha ofertat e madrilenëve, derisa kërkuan 165 milionë euro nga shitja e tij.

Mediat në Spanjë raportojnë se Pogba dëshiron ta fitojë Topin e Artë dhe nëse qëndron te Unitedi nuk do ta ketë atë mundësi.

Mesfushori u rikthye në vitin 2016 në Old Trafford nga Zonja e Vjetër për shumën e 95 milionë eurove, e që në atë kohë ishte bërë transferimi rekord. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan